Sporti

Leo Messi do të mbajë një kamerë gjatë ndeshjeve, do të shihet çdo lëvizje e tij

07/26/2025 12:27
nga:Mergim Rreci

Superylli i futbollit botëror – Lionel Messi , shkakton sensacion kudo që shkon dhe çdo hap i tij ndiqet nga miliona tifozë të tij në të gjithë globin.

Duke filluar nga 3 gushti, mbështetësit e Messit, dhe jo vetëm, do të jenë në gjendje të ndjekin çdo hap në fushën e gjeniut argjentinas.

Lionel Messi do të ketë një kamerë të veçantë të bashkangjitur në trupin e tij, të cilën do ta transmetojë drejtpërdrejt në transmetimin “Player Spotlight: Messi” në TikTok.

Ky projekt u bë bashkërisht nga MLS, TikTok dhe Apple TV, dhe zbatimi i tij do të fillojë me ndeshjen e Inter Miami kundër Necaxa për Kupën e Ligës.

Debutimi i transmetimit sezonin e kaluar rezultoi mbi 6.4 milionë shikues të drejtpërdrejtë, duke e bërë atë audiencën më të madhe të sporteve të drejtpërdrejta në SHBA në TikTok.

MLS ka konfirmuar se formati do të kthehet për 4 ndeshje të zgjedhura që do të shpallen së shpejti.

/GazetaBlic Sport/