Sporti

Leo Messi ateron në Francë, pritet ngrohtësisht nga tifozët e PSG-së

08/10/2021 16:11
nga:Mergim Rreci

Lionel Mesi ka zbarkuar më në fund në aeroportin e Parisit.

Ylli argjentinas është shfaqur në aeroportin e kryeqytetit francez duke përshëndetur në distancë tifozët e PSG-së me një fanellë të shkruajtur “Ici c’est Paris” që ndryshe përkthehet “Këtu është Parisi”.

Messi do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me skuadrën e Al-Kelaifit me një opsion të tretë dhe me një pagë stratosferike prej 35 milionë euro neto në sezon.