Sporti

Leny Yoro e lë pas dëmtimin, fillon stërvitjet me ekipin e Man United

11/06/2024 13:54
nga:Lorik J

Leny Yoro i është bashkuar stërvitjes së Manchester United për herë të parë këtë sezon, pas një rikuperimi të gjatë nga një dëmtim i pësuar gjatë turneut parasezonal të klubit në SHBA.

Mbrojtësi i ri premtues kishte mbetur jashtë fushës pasi pësoi një dëmtim në këmbë, por tani është parë në stërvitjen e ekipit.

Qendërmbrojtësi shumë i vlerësuar iu bashkua Man United verën e kaluar, por nuk mundi të kishte një ndikim deri më tani.

Ai po rikuperohet në kohë përpara se Ruben Amorim të fillojë periudhën e tij si trajner i ri javën e ardhshme.

/GazetaBlic Sport