Sporti

Leno shprehet i zhgënjyer me situatën e tij te Arsenal: S’kam përjetuar diçka të tillë më parë

04/08/2022 17:28
nga:E K

Portieri gjerman i Arsenalit, Bernd Leno ka shprehur zhgënjimin e tij për situatën në të cilën ndodhet te “Gunners”.

Leno gjatë intervistës për “Goal.com” tha se asnjëherë më parë nuk e ka shijuar një situatë të tillë, shkruan GazetaBlic Sport.

Ish-portieri i Bayer Leverkusen e ka humbur vendin e titullarit tash e një kohë te “Topçinjtë”, të cilët kanë caktuar Ramsdale si portierin numër një të klubit.

“Kurrë nuk kam përjetuar diçka të tillë më parë, por unë shikoj përpara. Dëshira ime është vetëm të luaj sa më shumë. Unë e di çfarë mund të bëj, por nuk jam më 20 vjeçar që të them ‘kam kohë’’, u shpreh fillimisht gjermani.

“Ishte një pengesë dhe një moment i hidhur. Por ky është sport, duhet ta pranosh këtë. Nuk ishte e lehtë, por nuk mund të më vinte keq për veten, doja të luftoja sërish. Nuk dua të them se kam qenë peng, por kur rezultatet nuk janë të duhura, ndonjëherë gjërat ndodhin shpejt në futboll. Trajneri donte të vendoste një impuls të ri – dhe më pas erdhën rezultatet. Kjo ishte e hidhur për mua, sepse kisha performuar mirë përpara kësaj”, shtoi tutje Leno.

“Sigurisht, ka gjithmonë mundësi, por ambicia është që të luaj këtu. Mediet kanë shkruar se unë po planifikoj që të kthehem në Gjermani, por dua të them se ndihemi sikur në shtëpi këtu, edhe pse gjërar nuk po shkojnë ashtu siç duhet”, përfundoi 30-vjeçari.

/GazetaBlic Sport/