Sporti

Lenny Yoro filloi stërvitjen individuale pas lëndimit të rëndë

10/21/2024 22:21
nga:E K

Qendërmbrojtësi i Manchester United, Lenny Yoro ka nisur stërvitjet individuale, ka njoftuar klubi.

18-vjeçari francez pësoi një lëndim në kyçin e këmbës gjatë stërvitjes parasezonale të Djajve të Kuq dhe ende nuk ka bërë debutimin e tij zyrtar për ekipin, transmeton GazetaBlic Sport.

Lenny Yoro iu nënshtrua një operacioni dhe pak javë më parë filloi rikuperimin dhe tani po stërvitet i pavarur në fushë. Ai pritet të kalojë në fazën tjetër të rikuperimit në javët në vijim dhe së shpejti do të stërvitet përkrah shokëve të skuadrës.

Ka ende shumë punë për të bërë për qendërmbrojtësin dhe ai do të fillojë kalimin në stërvitje në grup kur të jetë gati.

/GazetaBlic Sport.