Talenti i ri i Bayern Munich, Lennart Karl, ka tërhequr vëmendjen jo vetëm për paraqitjet e tij në fushë, por edhe për deklaratat jashtë saj.
Mesfushori 17-vjeçar, i cili në tetor u bë shënuesi më i ri i bavarezëve në Ligwn e Kampionwve, ka pranuar publikisht se ëndrra e tij është të luajë një ditë për Real Madridin.
Deklarata u bë gjatë një takimi tradicional për Vitin e Ri mes lojtarëve dhe tifozëve, ku Karl u pyet nëse kishte një klub ëndrrash përveç Bayern Munich.
“Bayern është një klub shumë, shumë i madh. Është ëndërr të luaj me këtë ekip, por një ditë do të më pëlqente sigurisht të shkoja te Real Madrid. Është klubi i ëndrrave të mia, por kjo mbetet mes nesh”, u shpreh Karl, duke shkaktuar të qeshura mes tifozëve të pranishëm.
Megjithatë, ndryshe nga reagimi i drejtpërdrejtë, deklarata e tij nuk është pritur mirë në rrjetet sociale.
Një pjesë e tifozëve të Bayern Munich kanë kritikuar ashpër mesfushorin e ri, duke vënë në dyshim besnikërinë dhe përkushtimin e tij ndaj klubit bavarez.
Pavarësisht polemikave, Karl mbetet një nga talentet më premtues të Bayern Munich dhe një emër që pritet të flitet shumë për të në vitet e ardhshme.


