Lajme

Lënia ‘vetëm’ e shtëpisë i kushton shtrenjtë drenicasit, hajnat i hyjnë nga dritarja dhe marrin mijëra euro para të gatshme e stoli ari

07/10/2022 08:46
nga:G B

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër banesa, shtëpi, institucione financiare, vetura e dyqane, duke shkaktuar pasiguri te qytetarët.

Një rast i tillë ndodhi edhe pasditen e djeshme në Rakinicë të Skenderajt, ku shtëpia e cila kishte mbetur ‘vetëm’, u bë cak i hajnave.

Në shtëpinë e viktimës, hajnat dyshohet se hynë nga dritarja, duke vjedhur kështu sasi të konsiderueshme parash, e stoli ari.

Burime brenda Prokurorisë bëjnë me dije se pasditen e djeshme kur askush nuk ishte në shtëpi, familjes nga Skenderaj hajnat i vodhën para në vlerë prej 26 mijë eurove e stoli ari në vlerë 2 mijë euro, derisa i dëmtuan edhe televizorin në vlerë 1200 euro.

Sinjali merr vesh se rasti është iniciuar si vjedhje e rëndë, por akoma nuk ka ndonjë pistë hetimi.