Sporti

Lenglet në radarin e Mourinhos

08/16/2021 17:31
nga:E K

Raportimet në Spanjë tregojnë se Roma është e interesuar për mbrojtësin e Barcelonës, Clement Lenglet.

Sipas “El Chiringuito TV“, qendërmbrojtësi 26-vjeçar është në radarin e Mourinhos për këtë verë, përcjell GazetaBlic Sport.

Lenglet është nën kontratë me Barcelonën deri në qershor 2026 të cilën e rinovoj kohëve të fundit, kështu që marrëveshja do të duhej të ishte një hua me mundësi blerjeje.

E ardhmja e tij nën urdhërat e Koeman është në dyshim dhe kjo mund të bëjë që lojtari të dëshirojë një kalim në Itali.

/GazetaBlic Sport/