Sporti

Lëndohet sërish Ibrahimovic, do t’i mungojë Piolit për dy ndeshje

05/10/2021 18:59
nga:E K

Sulmuesit suedez, Zlatan Ibrahimovic i është rishfaqur problemi në gjurin e këmbës.

Sulmuesi 39 vjeçar, u zëvendësua dje në derbin italian ndaj Juventusit për shkak të lëndimit të tij në gjurin e këmbës, shkruan GazetaBlic Sport.

Sipas Sky Sport Italia, veterani i Milan, pritet t’i mungojë Piolit, në dy nga tre ndeshjet e mbetura në Serie A.

Ibrahimovic ka munguar te skuadra e Milan në 16 takime për shkak të lëndimeve të shumta këtë edicion.

/GazetaBlic Sport/