Sporti

Lëndohet sërish Andreas Christensen, do të mungojë tri javë

18 ditë më parë
nga:Lorik J

Mbrojtësi danez i Barcelonës, Andreas Christensen, u dëmtua në stërvitje dhe do të jetë sërish jashtë fushës.

Christensen u rikthye në ekip dhjetë ditë më parë pas një pauze pesë mujore.

Tani është zbuluar se ai ka lënduar muskulin në këmbën e djathtë gjatë stërvitjes së ekipit. Vlerësimet paraprake sugjerojnë se rehabilitimi i tij do të zgjasë rreth tre javë.

Këtë sezon, 28-vjeçari Christensen është paraqitur vetëm në një ndeshje për Barcelonën, duke hyrë si zëvendësues dhe duke kaluar 26 minuta në fushë.

/GazetaBlic Sport