Alessio Romagnoli nuk do të jetë i disponueshëm për Milanin kundër Bolognas këtë mbrëmje për shkak të një dëmtimi në kofshë.
Skuadra e Milanit takohet me Bolognan sonte me fillim nga ora 20:45, shkruan GazetaBlic Sport.
Romagnoli është kapiten dhe pritej të startonte këtë mbrëmje për liderët e Serisë A.
Megjithatë, ai nuk do të jetë as në stol shkaku i dëmtimit.
Në qendër të mbrojtjes priten të startojnë Kalulu – Tomori.
/GazetaBlic Sport


