Mbrojtësi i majtë i Juventusit, Juan Cabal, për shkak të një dëmtimi më të rëndë, ka bërë një rikthim të paplanifikuar në Torino nga kampi i Kombëtares së Kolumbisë.
23-vjeçari kolumbian është lënduar gjatë stërvitjes në kampin e kombëtares dhe siç kanë rezultuar nga ekzaminimet mjekësore, futbollisti i ri ka dëmtime në ligamentet e gjurit të majtë.
Pas rikthimit në Torino, ai do t’i nënshtrohet ekzaminimeve të mëtejshme për të përcaktuar shkallën e saktë të dëmtimit, por siç shkruajnë gazetarët, sezoni për mbrojtësin kolumbian me shumë gjasa mund të konsiderohet i përfunduar.
/GazetaBlic Sport