Lajme

Lëndohet rënd një person nga Malisheva, bie nga traktori

06/06/2022 09:45
nga:Q R

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka marrë lëndime të rënda si pasojë e rënies nga traktori së bashku me ngarkesën.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se viktima ka marrë lëndime të rënda dhe është dërguar në QKUK.

Rasti ka ndodhur në fshatin Llozicë të Malishevës ndërsa thuhet se me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Fsh.LLozicë ,Malishevë 05.06.2022-18:45. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar traktorin nuk ka siguruar ngarkesën me ç’rast së bashku me ngarkesën nga traktori ka rënë edhe pasagjeri mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në QKUK. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim, përcjell GazetaBlic.