Aventura e Ramos në PSG vazhdon të ketë probleme.
Mbrojtësi spanjoll ka vuajtur shumë nga lëndimet që prej transferimit të tij në PSG nga Real Madridi, përcjell GazetaBlic Sport.
Pas lëndimit muskulor që la pas pak kohë më parë, Ramos ka pësuar sërish një lëndim muskulor në stërvitje.
Sergio Ramos mund të humbas ndeshjen me ish skuadrën e tij, Real Madridin në kuadër të Ligës së Kampionëve.
/GazetaBlic Sport/


