Sulmuesi i Real Madridit dhe Francës, Karim Benzema ka pësuar sërish lëndim.
Benzema sot për herë të parë mori pjesë në seancën stërvitore me komplet ekipin, dhe nuk arriti ta përfundojë atë.
Sipas raportimit të ‘RMC Sport’, francezi ka pësuar përsëri lëndim dhe është në dyshim pjesëmarrja e tij në Kupën e Botës.
‘Gjelat’ mund të mos llogarisin në fituesin e Topit të Artë në kompeticionin më të rëndësishëm për kombëtare, Botërorin.
Kujtojmë që nesër nis rrugëtimi i kombëtareve në Katar.