Sporti

Lëndohet Pellegrini, rikthehet me Romën pas Kupës së Botës

11/07/2022 18:59
nga:E K

Mesfushori i Romës, Lorenzo Pellegrini është lënduar.

Italiani është paraqitur në të gjitha ndeshjet e ‘Giallorossi’ në Serie A dhe Europa Ligë këtë sezon, duke qenë një pjesë e kyçe dhe e rëndësishme e skuadrës së Jose Mourinhos.

Pellegrini u detyrua të largohej në minutën e 53 të humbjes së djeshme të Romës në derbin ndaj Lazios, duke u zëvendësuar nga Cristian Volpato.

Siç theksohet nga ‘Calciomercato.com’, testet kanë konfirmuar se mesfushori ka pësuar një dëmtim të shkallës së parë në përkuljen në kofshën e djathtë, duke e detyruar atë të largohet nga fusha për rreth 15 ditë.

26 vjeçari nuk do të marrë pjesë në ndeshjet e ardhshme të Romës kundër Sassuolos dhe Torinos, kështu që ai do të kthehet në aksion pas pushimit të Kupës së Botës.

Pellegrini ka shënuar katër gola dhe ka dhënë shtatë asistime në 18 ndeshje në të gjitha garat për Romën këtë sezon.