Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, nuk do të jetë në gjendje të llogarisë në shërbimet e Pedri në ekipin e tij të parë deri në vitin e ri, për shkak të një dëmtimi që lojtari ka pësuar.
19-vjeçari nuk ka mundur të shmangë problemin muskulor që nga fillimi i sezonit, përcjell GazetaBlic Sport.
Në sezonin aktual, Pedri ka luajtur gjithsej vetëm katër ndeshje për shkak të dëmtimeve.
Që nga humbja 3-0 nga Benfica në shtator, reprezentuesi spanjoll ka pasur dy goditje të tjera gjatë rehabilitimit të tij – i fundit erdhi pak më shumë se një javë më parë.
Pas goditjeve të fundit që ka marrë mësohet se Pedri nuk do të luajë për Barcelonën deri në vitin e ri 2022.
/GazetaBlic Sport


