Sporti

Lëndohet Paul Pogba, do të mungojë në dy ndeshjet e Francës në muajin nëntor

11/09/2021 10:09
nga:Lorik J

Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba është tërhequr nga kombëtarja e Francës për shkak të një dëmtimi të pësuar në stërvitje të hënën.

28-vjeçari ishte bashkuar me shokët e tij të Francës teksa Les Bleus përgatitej për kualifikueset e rëndësishme të Kupës së Botës kundër Kazakistanit dhe Finlandës, përcjell GazetaBlic Sport.

Megjithatë, në stërvitjen e djeshme, Paul Pogba u dëmtua dhe tashmë është larguar nga kampi francez.

Federata Franceze e Futbollit ka konfirmuar se Pogba do të humbasë të dyja ndeshjet e ardhshme të kombëtares së tij në nëntor.

/GazetaBlic Sport