Lajme

Lëndohet një person si pasojë e shpërthimit në një objekt në Prishtinë

11/26/2024 21:23
nga:Y I

Një person është lënduar si pasojë e një shpërthimi që ka ndodhur në një objekt në rrugën “Kadri Zeka” sot në Prishtinë.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 16:30.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic zëdhënësja e Policinë e Kosovës për rajonin e Prishitnës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 16:30, kemi pranuar informatën për një shpërthim në një objekt në rrugën “Kadri Zeka” në Prishtinë. Si pasojë e shpërthimit, lëndime ka pësuar një person i cili është dërguar për tretman mjekësor.Policia në koordinim me prokurorinë po kryejnë veprimet e nevojshme lidhur me këtë ngjarje”, ka thënë Ahmeti për “Gazeta Blic”.