Një aksident trafiku ka ndodhur këtë të mërkurë në rrugën “Arbnor dhe Astrit Dehari” në Prishtinë, ku është lënduar një person, raporton Gazeta Blic.
Policia e Kosovës e ka konfirmuar lajmin për Gazeta Blic se në aksident janë përfshirë dy automjete dhe një motoçikletë, dhe si pasojë e këtij aksidenti është lënduar njëri nga ngasësit.
“Sot rreth orës 11:30 në rrugën ‘Arbnor dhe Astrit Dehari’ Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit një person (ngasësi i motoçikletës), ka pësuar lëndime trupore”, ka thënë Florie Ahmeti, zëdhënëse për rajonin e Prishtinës.
Ajo tutje tha se me rastin po merret njësiti i trafikut.


