Një person nga Vitia është lënduar në vendin e tij të punës, përcjell Gazeta Blic.
Ai derisa punonte në fabrikën për prodhimin e elementave të hekurit ka pësuar një lëndim në krah.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor në shtëpinë e shëndetit në Shtime, më pas është dërguar në emergjencën e Ferizajt për tretman të mëtutjeshëm.
Njoftimi i plotë:
Shtime 20.05.2021-12:30. Viktima mashkull kosovar deri sa ishte duke punuar në fabrikën për prodhimin e elementeve të hekurit ka pësuar një lëndim trupor në krah. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor në shtëpinë e shëndetit në Shtime, më pas është dërguar në emergjencën e Ferizajt për tretman të mëtutjeshëm.


