Lajme

Lëndohet një person në Prishtinë, skuteri bie në një pusetë pa kapak

05/02/2025 21:56
nga:Y I

Një person është lënduar pasi ra me skuter në një pusetë e cila ishte pa kapak.

Ngjarja ka ndodhur tek lagja Bregu i Diellit në Prishtinë.

Sipas Express, puseta ishte pa kapak, dhe vozitësi i skuterit gjatë ngasjes ka rënë në të.