Lajme

Lëndohet një person në fabrikën e mobilieve në Dragash

06/18/2022 09:26
nga:Astrit Gashi

Një person në Dragash është lënduar në vendin e tij të punës.

Ngjarja ka ndodhur të premten në fshatin Brezne.

Punëtori ka pësuar lëndime në dorë, derisa ishte duke punuar në një fabrikë për prodhimin e mobilieve.

Sipas raportit të policisë rasti është duke u hetuar.