Lajme

Lëndohet një person në aksidentin mes dy veturave në Klinë

12/16/2025 19:19
nga:G B

Një person ka pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Dollc të Klinës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi rajonal i Policisë në Pejë, Driton Rugova.

Rugova tha se në këtë aksident ishin të përfshirë dy vetura.

“Sot rreth orës 17:10, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Dollc-Klinë, në këtë aksident ishin të involvuara 2 vetura dhe si pasojë 1 person ka pësuar lëndime trupore, i njëjti është dërguar ne spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, deklaroi ai.