Një person ka pranuar tretman mjekësor, pas lëndimeve të marra si pasojë e një zjarri në Isniq të Deçanit.
Si pasojë e këtij zjarri janë djegur edhe katër krerë lopë, si dhe janë shkaktuar shumë dëme të tjera materiale.
“Fsh. Isniq, Deçan 03.09.2021-14:24. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se për shkaqe të panjohura nga zjarri ishte përfshirë prona e tij dhe si pasojë ishin djegur: një objekt përcjellës i shtëpisë së tij, ushqim i bagëtive, një veturë, mjete bujqësore, makina elektrike-vegla pune, katër krerë lopë, etj., sipas viktimës vlera e dëmit të shkaktuar është e madhe”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Njësitet relevante dhe ekipi i zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.