Lajme

Lëndohet në vendin e punës një person në Ferizaj

04/30/2025 09:55
nga:Sh R

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka pësuar lëndime trupore të martën në Ferizaj pasi është lënduar në vendin e punës në Ferizaj. Sipas njoftimit i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, derisa në vendin e ngjarjes kanë njësitet policore dhe inspektorati i punës.

Rasti është iniciuar si “asgjësim, dëmtim apo heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar gjatë punës ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor në QKUK. Në vendin e  ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore dhe inspektori i punës”, thuhet në njoftim.