Sporti

Lëndohet Milan Skriniar, humbet sezonin!

01/04/2024 13:50
nga:Lorik J

Milan Skriniar po përballet me një mungesë të gjatë pasi pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës gjatë fitores së Paris Saint-Germain kundër Toulouse FC të mërkurën.

Skriniar, i cili iu bashkua PSG-së nga Interi në një transferim të lirë në verë, doli nga loja në minutën e 71-të të fitores 2-0 të së mërkurës në Parc des Princes. Lëndimi i pësuar në kyçin e këmbës së majtë do ta bëjë atë të mungojë disa muaj, sipas RMC Sport.

Reprezentuesi sllovak madje mund të jetë jashtë deri në fund të sezonit me një operacion që do të konsiderohet.

​/GazetaBlic Sport