Sporti

Lëndohet Martinez, të premten mësohet se sa do të mungojë

12/21/2023 14:06
nga:Lorik J

Sky Sport Italia raporton se Lautaro Martinez do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore të premten për të vlerësuar një dëmtim të pësuar gjatë një takimi të Kupës së Italisë me Bologna mbrëmë.

Lautaro u zëvendësua në fillimin e kohës shtesë të mërkurën mbrëma me një lëndim të dyshuar në kofshën e majtë.

Sipas Sky Sport Italia, ai do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore të premten për të vlerësuar gjendjen e tij fizike.

Mbetet për t’u parë nëse lojtari do të jetë i aftë për ndeshjen e Serie A kundër Lecce të shtunën.

Lautaro, 26 vjeç, ka shënuar 15 gola në 16 paraqitje në Serie A këtë sezon.

/GazetaBlic Sport