Sporti

Lëndohet Manuel Neuer, nuk dihet nëse do të luajë në ndeshjen e ardhshme në Bundesligë

08/19/2021 14:54
nga:Lorik J

Bayern Munich njoftoi sot se kapiteni i tyre, Manuel Neuer po vuan nga një dëmtim i kyçit të këmbës së djathtë.

Nëse klubi bavarez nuk e ka specifikuar mungesën e portierit të tij 35-vjeçar dhe mbetet e pasigurt nëse luan ndaj Kolnit në xhiron e dytë të Bundesligës, përcjell GazetaBlic Sport.

Bayern Munich konfirmoi të enjten se portieri i tyre, Manuel Neuer ka pësuar një dëmtim gjatë ndeshjes së Superkupës në Gjermani të martën kundër Borussia Dortmund (3-1).

Portieri gjerman u godit në kyçin e këmbës së djathtë dhe nuk ishte në gjendje të stërvitej në seancën e fundit.

/GazetaBlic Sport