Sporti

Lëndohet Kobbie Mainoo, mungon disa javë

10/17/2024 22:50
nga:E K

Mesfushori i Manchester United, Kobbie Mainoo, do të jetë jashtë fushave për “disa javë” për shkak të një dëmtimi muskulor.

19-vjeçari, pjesë e përfaqësueses së Anglisë, pësoi dëmtimin gjatë barazimit 0-0 të United në Premier League ndaj Aston Villës dhe më pas u tërhoq nga skuadra e “Three Lions” për dy ndeshjet e tyre të fundit në Ligën e Kombeve.

Mbrojtësi Harry Maguire gjithashtu do të mungojë për një periudhë të ngjashme, pasi edhe ai pësoi një dëmtim në Villa Park.

Ndërkohë, Noussair Mazraoui është rikthyer në stërvitje pas një procedure mjekësore që pasoi pas rrahjeve të zemrës së shpeshta.

Reprezentuesi i Marokut iu nënshtrua një ndërhyrjeje parandaluese dhe të lehtë javën e kaluar për të rregulluar një gjendje relativisht të zakonshme.