Skuadra e Ballkanit ka shkuar në pushim me avantazhin minimal ndaj Drenicës.
Golin e epërsisë në këtë duel e ka shënuar Valentin Serebe, sulmuesi i ekipit të Ballkanit, krejt në fundin e pjesës së parë, shkruan GazetaBlic Sport.
Teksa Ballkani ishte në aksion, Haxhihamza mori një goditje nga bashkëlojtari i tij, Indrit Prodani, teksa mbeti i shtrirë – e topi shkoi më pas tek këmbët e Serebes, i cili nuk e kishte të vështirë të realizonte në portën pa portier.
Bylbyl Sokoli reagoi menjëherë duke e larguar nga loja Haxhihamzën, teksa ai i zëvendësua nga portieri Thiago Gomes.
/GazetaBlic Sport


