Sporti

Lëndohet Harry Kane, largohet nga grumbullimi i kombëtares angleze dhe rikthehet tek Bayerni

03/24/2024 08:46
nga:Lorik J

Gareth Southgate ka konfirmuar se sulmuesi Harry Kane do të mungojë në miqësoren e Anglisë kundër Belgjikës për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës.

Kapiteni 30-vjeçar i Tre Luanëve nuk u paraqit në humbjen 1-0 të vendit të tij kundër Brazilit të shtunën për shkak të problemit që ai kishte në fund të ndeshjes së Bundesligës mes Bayern Munichut dhe Darmstadt më 16 mars.

“Po, ai do të kthehet (në Gjermani). Ai nuk do të jetë i aftë për të martën,” tha Southgate.

Ndeshja e radhës për Bayernin është më 30 mars, kur pritet derbi kundër Borussia Dortmund në Allianz Arena.

/GazetaBlic Sport