Sporti

Lëndohet gjyqtari Xhelal Mumini, largohet nga ndeshja Prishtina – Trepça

04/25/2024 19:42
nga:Mergim Rreci

Një gjë që nuk shihet shpesh në parketet e basketbollit kosovar ka ndodhur sonte në Prishtinë.

Gjyqtari Xhelal Mumini ka pësuar një lëndim dhe u detyrua të largohet nga ndeshja, transmeton GazetaBlic Sport.

Pas një goditje pa dashje nga Darnell Edge, Mumini pësoi një lëndim që e detyroi të largohet nga ndeshja.

Ndeshja do të gjykohet vetëm nga dy gjyqtarët e huaj.

Rezultati momental është 43-35.

/GazetaBlic Sport/