Sulmuesi kosovar, Ermal Krasniqi është lënduar në ndeshjen e djeshme Sparta Praga – Banik Ostrava.
Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Krasniqi u aktivizua në minutën e 55’të të ndeshjes, megjithatë loja nuk zgjati shumë për të, përcjell GazetaBlic Sport.
Krasniqi u zëvendësua 9 minuta më vonë, shkaku i lëndimit të pësuar në ndeshje.
Shpresojmë që lëndimi i tij të mos jetë serioz, sepse Kosova luan dy takime të rëndësishme këtë muaj, ndaj Rumanisë e Lituanisë.
/GazetaBlic Sport