Mbrojtësi kosovar, Dion Gallapeni ka pësuar një lëndim dhe do të mungojë në duelin e sotëm të ekipit të tij, Widzew Lodz.
Gallapeni ka pësuar lëndim dhe nuk do jetë fare i grumbulluar sot për duelin ndaj MKS Arka Gdynia, shkruan GazetaBlic Sport.
“Gallapeni dhe Selahi janë jashtë për shkak të dëmtimeve”, shkruan klubi polak.
Kujtojmë se Gallapeni pati një paraqitje mbresëlënë për Kosovën në fitoren 2:0 ndaj Suedisë në Prishtinë para 6 ditëve.
/GazetaBlic Sport


