Sporti

Lëndohet Darwin Nunez, nuk do të luajë me kombëtaren e Uruguait

03/18/2024 17:16
nga:Lorik J

Darwin Nunez nuk do të jetë pjesë e kombëtares së Uruguait për ndeshjet e ardhshme për shkak të problemeve fizike.

Sipas raportimeve, ai nuk ka dëmtim serioz, por Darwin tashmë pësoi probleme javën e fundit dhe do të rikuperohet në Liverpool në 10 ditët e ardhshme, përcjell GazetaBlic Sport.

Futbollisti nuk dëshiron të rrezikojë, andaj do qëndrojë në ekipin e “Reds”.

Uruguai do të zhvillojë miqësore me Baskue dhe Bregun e Fildishtë.

/GazetaBlic Sport