Lajme

Lëndohet 22-vjeçari në Drenas, i bie reklama në kokë !

12/13/2021 22:13
nga:Q R

Një i ri është gjetur i shtrirë në sheshin e qytetit në Drenas.

Telegrafi mëson se i lënduari derisa ishte duke ecur në qytet një reklamë i ka rënë në kokë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Lidhur me këtë incident policia në Drenas ka iniciuar një rast, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, ndërkohë që personi i lënduar mashkull 22 vjeçar, është dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti.

Aksioni i Policisë: Konfiskohen 45 kilogramë drogë e arrestohen gjashtë persona