Lajme

Lëndohen shoferët e motoçikletave në aksidentin te konviktet – flasin nga Policia

02/26/2025 18:37
nga:Mergim Rreci

Dy vozitësit e dy motoçikletave që janë aksidentuar sot në Prishtinë, kanë marrë lëndime trupore.

Këtë e ka konfirmuar për Gazeta Blic, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.

Ajo tha se të dy kanë marrë tretman mjekësor në QKUK.

“Sot rreth orës 17:00, në kryqëzimin e rrugëve Fehmi Lladrovci-Agim Ramadani ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira dy motoçikleta dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy vozitësit e motoçikletave të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me rastin merret njësiti i trafikut të Kryeqytetit”, tha Ahmeti./Gazeta Blic/

Aksident i rëndë te konviktet në Prishtinë