Lajme

Lëndohen katër policë gjatë arrestimit të një 45-vjeçari në Suharekë

03/10/2026 13:00
nga:Y I

Katër policë janë lënduar gjatë arrestimit të një 45-vjeçari në Samadraxhë, Suharekë.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media.

“Me datë 10.03.2026, rreth orës 08:30, Policia e Kosovës ka pranuar një ankesë nga një qytetar se i dyshuari B.K., 45 vjeçar nga Samadraxha e Suharekës, kishte bllokuar rrugën “Ramush Kotori” në fshatin Samadrexhë, duke vendosur shufra metalike të ngulitura në tokë dhe të lidhura me tel, duke penguar qarkullimin e lirë të banorëve.Menjëherë pas raportimit, patrullat policore kanë reaguar dhe kanë arritur në vendin e ngjarjes. Gjatë ndërhyrjes, i dyshuari ka sulmuar zyrtarët policorë me armë të ftohtë (thikë). Policia ka reaguar me veprime të menjëhershme, duke neutralizuar sulmin dhe duke arritur ta arrestojë të dyshuarin” njofton Policia raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë: