Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka dhënë detaje lidhur me aksidentin e ndodhur në fshatin Gllarevë.
Sipas tij, rreth orës 15:30 ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë tri vetura. Si pasojë e aksidentit, tetë persona kanë pësuar lëndime dhe kanë marrë trajtim mjekësor.
Gashi bëri të ditur se, bazuar në informacionet nga mjeku kujdestar, të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.
“Në ora 15:30 ka ndodhur një aksident në fshatin Gllarevë, tre vetura kanë qenë të përfshira, 8 persona janë lënduar dhe kanë marrë tretman mjekësor. Sipas mjekut kujdestar janë jashtë rrezikut për jetë”, tha Gashi për GazetaBlic.


