Lajme

Lëndohen 20 persona nga hedhja e fishekzjarrëve në Shqipëri, 13-vjeçarja në Tiranë shpëton mrekullisht nga plumbi qorr

01/01/2026 10:26
nga:Y I

As ky fillim vit nuk ka nisur i qetë, pa incidente nga përdorimi i fishekzjarrëve.

Gjatë festimeve për ndërrimin e viteve, si pasojë e hedhjes së fishekzjarrëve, deri në orën 01:30 në rang vendi, janë raportuar 20 persona të lënduar, pa rrezik për jetën.

Mes tyre është një e mitur 13-vjeçare, e cila ka pësuar gërvishtje në parakrah, dyshohet nga një plumb qorr, në Vaqarr.

16 raste kanë ndodhur në Tiranë, 2 në Durrës, 1 në Lezhë, 1 në Fushë-Arrëz dhe 1 në Korçë.

Shërbimet e Policisë në të gjithë vendin janë në gatishmëri të plotë dhe vijojnë monitorimin e qarkullimit rrugor, të ambienteve ku zhvillohen festime dhe të gjithë territorit./TCh/