Sporti

Lëndimi në ndeshjen ndaj Kroacisë, mësohet se sa do të mungojë Richarlison

12/25/2022 18:17
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Tottenham, Antonio Conte, ka zbuluar se Richarlisonit do t’i duhen edhe tre ose katër javë të tjera për t’u rikuperuar nga lëndimi i pësuar gjatë lojës për Brazilin në ndeshjen kundër Kroacisë për Kupën e Botës.

“Po flisja me departamentin mjekësor dhe më thanë se Richarlison do të jetë jashtë edhe për tre ose katër javë”, shpjegoi tekniku, në një konferencë për shtyp, përcjell GazetaBlic Sport.

Kjo do të thotë se sulmuesi brazilian do të mungojë në ndeshjet kundër Brentford, Aston Villa dhe Crystal Palace, për Premier League dhe Portsmouth, për FA Cup. Gjithashtu do të jetë e vështirë për brazilianin që të jetë në gjendje të luajë në derbin kundër Arsenalit më 15 janar.

/GazetaBlic Sport/