Sporti

Lëndimi ndaj Monzas, Calhangolu duket se do të mungojë për finalen e Superkupës ndaj Milanit

01/10/2023 14:33
nga:Mergim Rreci

Hakan Calhanoglu duket se nuk do të jetë gati për finalen e Superkupës ndaj Milanit.

28 vjeçari ka qenë shumë i kritikuar nga tifozët e Milanit, kjo pasi që bëri kalimin e madh nga ‘Rossonerët’ tek Inter, transmeton GazetaBlic Sport.

Siç raportohet nga Tuttosport, Interi është i shqetësuar për dëmtimin e ijeve të Calhanoglu, një çështje që e bëri atë të dilte nga fusha në minutën e 55-të në takimin ndaj Monza.

Ekziston frika se turku ka pësuar një tendosje dhe do të detyrohet të humbasë në finalen e Superkupës së Italisë kundër Milanit, të planifikuar për 18 janar.

Calhanoglu është përballur me ish-skuadrën e tij pesë herë më parë, duke fituar vetëm një herë dhe duke humbur dy herë.

/GazetaBlic Sport/