Sporti

Lëndimi i Vinicius Junior, Real Madrid synon transferimin e sulmuesit gjerman

11/21/2023 08:16
nga:Mergim Rreci

Vinicius Junior u dëmtua gjatë ndeshjes Kolumbi-Brazil (2-1), sfidë e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës 2026.

Sulmuesi brazilian do të qëndrojë rreth 3 muaj jashtë fushave të blerta, një humbje e madhe kjo për Realin e Madridit.

Në kushte të tilla, “Los Blancos” po presin merkaton dimërore për të siguruar një përforcim në ofensivë.

I përzgjedhur i klubit spanjoll është Timo Werner, sulmuesi i Leipzigut dhe kombëtares së Gjermanisë.

Trajneri Carlo Ancelotti nuk e mohoi mundësinë e afrimit të një lojtari ofensiv në merkaton e janarit.

Werner pëlqehet shumë nga presidenca dhe trajneri italian, dhe te Reali po përgatitin një ofertë zyrtare për 27-vjeçarin.