Milani mori një fitore të madhe në ndeshjen ndaj Genoas, me rezultat 0 me 3.
Ibrahimovic shënoi një gol të bukur, kurse Messias realizoi dy golat e tjerë të fitores së madhe, shkruan GazetaBlic Sport.
Megjithatë, pika e dobët e kësaj ndeshje ishte lëndimi i Simon Kjaer.
Sipas thashethemeve të fundit nga MilanNews.it dhe TMW, mbrojtësi danez, Simon Kjaer raportoi një lëndim në gjurin e tij të majtë dhe ka shqetësime për gjendjen e tij.
Në mëngjesin e sotëm do të kryhen ekzaminimet për të kuptuar shkallën reale të problemit. Përditësimet e mëtejshme vijnë së shpejti.

/GazetaBlic Sport/


