Sporti

Lëndimi i Salah është më i rëndë se sa pritej, ai pritet të mungojë 1 muaj

01/22/2024 22:48
nga:Lorik J

Dëmtimi i yllit të Liverpool dhe Egjiptit, Mohamed Salah është më i rëndë se sa pritej dhe ai do të mungojë për gati një muaj.

Kështu ka thënë agjenti i tij Rami Abbas.

“Dëmtimi është më i rëndë nga sa menduam fillimisht. Ai do të jetë jashtë fushës për 3-4 javë,” vuri në dukje Abbas.

Salah mori lëndimin në barazimin 2-2 të Egjiptit me Ganën në fazën e grupeve të Kupës së Kombeve të Afrikës, me asin e Liverpool-it të detyruar të largohej në pjesën e parë. Të dielën, Salah u kthye në Angli për të vazhduar trajtimin e tij.

/GazetaBlic Sport