Sporti

Lëndimi i rëndë i Osimhen, këto janë të rejat e fundit nga ai

11/25/2021 16:43
nga:Mergim Rreci

Sulmuesi i Napolit, Victor Osimhen është liruar nga Klinika Ruesch dhe klubi konfirmoi se nigeriani do të rivlerësohet në 10 deri në 15 ditë.

Osimhen pësoi fraktura në fytyrë pas përplasjes aksidentale të kokës me mbrojtësin e Interit, Milan Skriniar, por fytyra e qendërsulmuesit u dëmtua rëndë në incident, përcjell GazetaBlic Sport.

U bë menjëherë e qartë se ai kishte thyer mollëzën e tij, por kirurgu që operoi frakturat e fytyrës së Osimhen zbuloi se lojtari i Nigerisë kishte nevojë për ‘gjashtë pllaka dhe 18 vida’ për të riparuar dëmin ‘shkatërrues’.

Osimhen ka mbetur jashtë për 90 ditë, duke e përjashtuar kështu atë nga Kupa e Kombeve të Afrikës, por Napoli konfirmoi se ai është kthyer në shtëpi sot.

Ai do të kalojë pak kohë për të pushuar në shtëpi përpara se të rivlerësohet pas dy javësh, pasi koha fillestare e rikuperimit prej 90 ditësh nuk mund të jetë 100 për qind e sigurt pas operacionit “kompleks”.

“Victor Osimhen u lirua nga Klinika Ruesch këtë mëngjes dhe u kthye në shtëpi”, konfirmoi klubi në një deklaratë.

“Ai do të ketë një periudhë pushimi prej të paktën 10 deri në 15 ditë dhe më pas do të rivlerësohet”.

/GazetaBlic Sport/