Thibaut Courtois pësoi një lëndim në ndeshjen kthyese të raundit të 1/8 të Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt.
Ekzaminimeve mjekësore që portieri i Real Madridit iu nënshtrua këtë mëngjes zbuluan një dëmtim në kuadricepsin e djathtë dhe do të jetë jashtë fushave për të paktën një muaj e gjysmë, transmeton GazetaBlic Sport.
Belgu u ndje i shqetësuar gjatë ngrohjes në Etihad. Pavarësisht kësaj, ai e nisi ndeshjen në portën e Madridit dhe luajti 45 minutat e para, gjatë të cilave bëri disa pritje të dukshme, duke mos treguar shenja lëndimi dhe duke rënë nën nivelin e tij të zakonshëm.
Duke pasur parasysh lëndimin, Courtois do të humbasë disa ndeshje të rëndësishme që Reali i ka gjatë kësaj periudhe. Ata tashmë luajnë derbin e qytetit kundër Atletico Madrid këtë fundjavë, dhe pas dy javësh do të përballen me çerekfinalet e Ligës së Kampionëve kundër Bayernit.
/GazetaBlic Sport/


