Sporti

Lëndimi i Perisic mund të rrezikojë të ardhmen e tij, 70,000 tifozë kënduan për të

05/23/2022 12:11
nga:Lorik J

Inter e mbylli sezonin të dielën me fitoren 3-0 ndaj Sampdorias, por iu desh t’ia dorëzonte titullin tek rivalët e qytetit, Milani, i cili mundi Sassuolo-n me të njëjtin rezultat dhe kështu mbrojti një avantazh prej dy pikësh.

Ivan Perisic ishte në qendër të vëmendjes- kur shënoi një gol për epërsinë 1-0, kur stadiumi këndoi në lamtumirën e tij nga sezoni dhe kur ai u largua nga fusha për shkak të një dëmtimi, përcjell GazetaBlic Sport.

“70,000 njerëz u mblodhën në San Siro dhe falënderuan skuadrën për një sezon të jashtëzakonshëm. Ata kënduan nga fillimi deri në fund. Ata kënduan për çdo lojtar, nga Ivan Perisic tek Ionut Radu”, shkruan Corriere dello Sport.

“Por zhurma më e madhe erdhi kur Perisic u largua nga fusha me barelë.”

Tifozët e Interit, me një përkrahje kaq të madhe për kroatin e dëmtuar, thanë se donin ta shikonin me fanellën e klubit të tyre edhe sezonin e ardhshëm.

Perisicit i skadon kontrata dhe ai mund të largohet si lojtar i lirë dhe më së shumti përmendet interesimi i rivalit të madh Juventus.

/GazetaBlic Sport