Sporti

Lëndimi i Kane frikëson Bayernin, Kompany jep informacione

09/29/2024 10:33
nga:E K

Sulmuesi i Bayern Munich, Harry Kane ka pësuar një lëndim gjatë ndeshjes me Bayer Leverkusenin, e cila përfundoi me barazim 1-1.

Ai dëmtoi kyçin e këmbës dhe u largua nga fusha në minutën e 86-të.

Nuk dihet ende nëse lëndimi i tij është serioz dhe a do të jetë i gatshëm për ndeshjen e të mërkurës ndaj Aston Villas në Ligën e Kampionëve.

Për lëndimin e Kane foli edhe trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany.

“Unë nuk jam mjek, por shpresoj se nuk është asgjë serioze. Është ende herët për të thënë. Shpresojmë që ai të jetë i gatshëm për të mërkurën”, tha Kompany për Sky Sport.